Flash

Zbulohet blofi i Putin në Siri

Lapsi.al 14 April 2018
Zbulohet blofi i Putin në Siri

SHBA, Franca dhe Britania e Madhe bombarduan tre impiante të programit të armëve kimike siriane si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike ndaj qyteti sirian Duma javën e shkuar.

“Faleminderit Francës dhe Britanisë për urtësinë dhe fuqinë e ushtrive të tyre të shkëlqyera. S’mund të kishim pasur rezultatet më të mira. Misioni u krye”, - tha Trump.

Ekspertët thonë se me këtë mesazh të Trump duket se nuk do të ketë sulme të tjera, të paktën derisa presidenti sirian Bashar al Asad të bëjë ndonjë lëvizje tjetër “force”. Pavarësisht se forca e sulmit është vënë në diskutim, fitorja politike duket mjaft e qartë.

Presidenti rus Vladimir Putin e kritikoi ashpër sulmin perëndimor dhe tha se ishte një akt i pastër agresioni. Me gjithë kërcënimet se do të rrëzonte raketat amerikane, ushtria ruse “nuk ngriti as gishtin” për të frenuar sulmin dhe çdo raketë e aleatëve goditi objektivin.

As ushtria siriane, duke parë zbulimin e blofit rus, nuk tentoi të ndalte sulmin e 3 fuqive të mëdha, megjithëse televizionet shtetërore në vend thanë se 70 raketa u rrëzuan.

Sulmi aleat padyshim që nuk i jep fund luftës së gjatë e të përgjakshme civile në Siri, por të paktën dërgon një mesazh se mbase perëndimi do të angazhohet disi më shumë për këtë qëllim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI