Flash

Basha ndodhet në Berlin, Taulant Balla e 'këshillon': Të flasë për të mirën e vendit të vet

Lapsi.al 16 April 2018
Basha ndodhet në Berlin, Taulant Balla e 'këshillon':

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla flet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë. Ai shprehet se vendi ynë ka mbështetje të fortë në Komisionin Europian dhe se nesër shqiptarët i pret një lajmë shumë i mirë.

“Vendimmarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare, Këshilli Evropian është organi vendimmarrës më i lartë. Shqipëria ka mbështetje të fortë qoftë në komision, dhe në vende anëtare unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm shumë të mirë”, - tha Balla.

Ndërkohë, Balla ka komentuar edhe vizitën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Berlin, ku po zhvillon një takim me përfaqësues të politikës gjermane. Balla tha se shpreson që Basha të flasë mirë për vendin e vet.

“Unë iu përgjigja pyetjes së koleges tuaj që më informoi që zoti Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane dhe nisur nga ky fakt dua të them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptar, qytetar i përgjegjshëm shqiptar kur të flasë në anglisht apo gjermanisht të flasë për të mirën e vendit të vet”, - shtoi Balla.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI