Flash

Protestesta në Kukës, ligjet që shkeli policia gjatë arrestimeve

Lapsi.al 17 April 2018
Protestesta në Kukës, ligjet që shkeli policia gjatë

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debat” Chanel One, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrojti arrestimet e protestuesve kuksianë pas mesnatës. Sipas Xhafajt, policia ishte në të drejtën e saj, kur kreu operacionin në Kukës.

Pikërisht për këtë çështje, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani citon dy nene ligjore, njërin në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe tjetrin në Kodin e Procedurës Penale, që tregojnë se arrestimet kanë qenë të jashtëligjshme.

"Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë....

Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!" shkruan Manjani.

"Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.

Ky është ligji!" vazhdon ish Ministri i Drejtësisë, që kujton se kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë.

"Asnjë surprizë, apo jo?!" është pyetja retorike me të cilën Manjani mbyll reagimin e tij për Ministrin e Brendshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI