Flash

FOTOT/ Saimir Tahiri i vetëm në parlament, si e shmangën deputetët socialistë

Lapsi.al 19 April 2018
FOTOT/ Saimir Tahiri i vetëm në parlament, si e shmangën

Rikthimi i Saimir Tahirit në parlament ka qenë nën vëmëndjen e gazetarëve që nga momenti që ai hyri në oborrin e kuvendit. Por ndërsa njerëzit e medias nxituan t'i afrohen, ish kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste u përpoqën ta shmangin kontaktin me të.

Veç Musa Ulqinit dhe Adelina Ristos që e përshëndetën në hyrje të sallës, Tahirin e kanë lënë vetëm deputetët e tjerë të PS-së. Nga fotot, duket që edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu e ka përshëndetur ish ministrin e akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe për shpërdorim detyre.

Një ditë më parë Rama kërkoi prova të reja nga prokuroria për çështjen Tahiri, pasi u pyet nga gazetarët se si do të ndikonte arrestimi i tij në hapjen e negociatave.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI