Flash

Kukësi proteston sot në 11:00 për lirimin e 11 protestuesve, tubimi para gjykatës

Lapsi.al 19 April 2018
Kukësi proteston sot në 11:00 për lirimin e 11 protestuesve,

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në mbështetje të 11 protestuesve që vijojnë të jenë në paraburgim. Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i Kukësit, do të mbahet para Gjykatës së këtij qyteti në orën 11:00.

"Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës.Ju ftojmë të merrni pjesë".

Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.  Ndërkohë Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI