Flash

VIDEO/ 'Sa ke rrjedh', Berisha filmon me celular Tahirin, çfarë thanë mes tyre (E plotë)

Lapsi.al 19 April 2018
VIDEO/ 'Sa ke rrjedh', Berisha filmon me celular Tahirin,

Ardhja e Saimir Tahirit në seancën e sotme të Kuvendit ka shkaktuar mjaft tensione me opozitën. Ka qenë ish-kryeministri Berisha ai që sapo e ka vënë re në sallën e Kuvendit, ka kërkuar që ai të dalë jashtë.

Ndërkohë pa më vonë Berisha i është afruar Tahirit duke e filmuar dhe duke e postuar videon live në faqen e tij në Facebook. Në këtë moment ka pasur edhe një debat mes tyre, ku Berisha është shprehur se hapjen e negociatave po e festoni me Habilajt. Ndërsa Tahiri dëgjohet t’i thotë si je çmendur kështu. 

Debati i plotë mes tyre:

Berisha niset me celular në dorë: Ku është ai?

Tahiri: Sa ke rrjedh mo burrë! Sa ke rrjedh!

Berisha: Po e festoni me Habilajt! Po festoni në me Habilajt! Ja pra!

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Berisha: U fut si pyetje, e di ç’i bëri Edi Ramës? Po s’fole të nxora dosjen.

Tahiri: Si je çmendur kështu? Si je çmendur kështu?

Berisha: Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj! Ja ku e keni! Dje ishte me Gaz Demin. Pyete çfarë i tha Gazit dhe Dash Pezës?

Tahiri: Si je çmendur kështu mo?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI