Flash

Operacion me agjentë të infiltruar, arrestohen 4 shqiptarë me 112 kg drogë në Greqi

Lapsi.al 23 April 2018
Operacion me agjentë të infiltruar, arrestohen 4 shqiptarë me 112

Katër shqiptarë u vunë në pranga ditën e sotme nga policia greke, pasi u kapën me 112 kilogramë marijuanë nga disa agjentë të infiltuar të policisë greke.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar, të moshave 36, 41, 44 dhe 65 vjeç, tentuan t'i shisnin drogë policëve të infiltruar.

Ata u kapën në Moustheni, Kavalla. Dyshohet se shqiptarët bëjnë pjesë në një grup kriminal të trafikut të drogës,

Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë të moshës 25, 25, 29 dhe 34 vjeç, që ndodhen në burg, ku edhe iu komunikua akuza.

Sipas njoftimit të policisë, droga ishte e ndarë në 18 pako më peshë totale 111 kg 936 gramë. Në operacion u sekuestruan edhe 2 makina dhe 7 celularë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI