Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ish-ministri i Jashtëm: Rama në ankth, vizita në Gjermani ka zero ndikim

Lapsi.al 25 April 2018
Ish-ministri i Jashtëm: Rama në ankth, vizita në Gjermani ka zero

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj u shpreh se vizita e Edi Ramës  në Gjermani pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tregon se ai është në ankth.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Mustafaj tha se vizita e Ramës nuk ka ndikim për qëndrimin e vendeve skeptike, siç është Gjermania apo Franca. Sipas Mustafajt, vendet e BE-së kanë ambasada në vendin tonë dhe e dinë gjendjen e Shqipërisë.

“Kryeministri është në ankth dhe kjo duket tek nxitimi i tij për të shkuar në Gjermani. Gjermania është një vend me influencë. Vizita e Ramës atje ka zero ndikim. Vendet anëtare të BE kanë disa hezitime dhe nuk është ligjërimi i Ramës që do ndryshojë mendim. Vendet e BE kanë ambasada këtu dhe e dinë se në çfarë gjendje është Shqipëria” - u shpreh Besnik Mustafaj.

Të këshilluara

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë. Policia k...

15:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI