Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Deputeti gjerman tregon çfarë i premtoi Rama për Saimir Tahirin

Lapsi.al 26 April 2018
Deputeti gjerman tregon çfarë i premtoi Rama për Saimir Tahirin

Sipas deputetit gjerman të SPD-së, Josip Juratovic, Edi Rama i premtoi Komitetit të Bundestagut për BE-në, se do të veprojë menjëherë për çështjen Tahiri, sapo të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Në një intervistë për emisionin "Studio e Hapur", Juratovic u shpreh se Gjermania nuk do t'i kërkojë kurrë një qeverie që të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar.

“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit” - u shpreh Josip Juratovic.

Të këshilluara

Gjirokastër, vret veten një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu sot pasdite në Gjirokastër. Në hyrje të fshatit Çepunë, Njësia Administrative Cepo, ka vrarë veten me armë gjahu shtetasi G.M 59 v...

20:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI