Flash

Spiropali sulmon opozitën nga Asambleja e PS: Vizioni i tyre është çadra dhe mjeti është çizmja

Lapsi.al 28 April 2018
Spiropali sulmon opozitën nga Asambleja e PS: Vizioni i tyre

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, njëherazi koordinatore për bashkëqeverisjen, e ka nisur fjalën e saj në Asamblenë Kombëtare të PS, me akuza për opozitën. Spiropali tha se vizioni i opozitës është çadra dhe mjeti çizmja duke kujtuar protestën e PD-së si dhe sulmin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ndaj kryeministrit Edi Rama në seancën ku u zgjodh kryeprokurorja.

“Vizioni i tyre është çadra dhe mjeti është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë asnjë strategji. Përballë kësaj mësymje ka vetëm një aleat, bashkëqeverisje në çdo cep të territorit”, u shpreh Spiropali.

Koordinatorja për bashkëqeverisjen drejtoi kritika edhe ndaj krerëve të degëve, për të cilët tha se shpesh bëjnë raportime fiktive.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e...

09:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI