Flash

Basha: 3 faktet që dëshmojnë se Rama ka instaluar një qeveri private 

Lapsi.al 29 April 2018
Basha: 3 faktet që dëshmojnë se Rama ka instaluar një qeveri

Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike se Edi Rama ka instaluar një qeveri private. Sipas Bashës, mjaftojnë tre fakte për t'a dëshmuar këtë: Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në parlament.

“Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama”,- u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI