Flash

Lumë sharjesh për Herolind Shalën, futbollisti: Nuk e kisha me tifozët, por me trajnerin!

Lapsi.al 30 May 2018
Lumë sharjesh për Herolind Shalën, futbollisti: Nuk e kisha me

Pas deklaratës se skuadra e Kosovës ishte nënçmuar dhe kishte dhënë përgjigje me fitoren e saj, mbi Herolind Shalën kanë ardhur qindra sharje dhe ofendime nga tifozët, e acaruar me këtë "thumb" të tij. Sharjet i ka pranuar vetë futbollisti që gjithsesi sqaron se këto fjalë ishin për analistët dhe nuk kishin të bënin me tifozët apo ndokënd nga FSHF. Gjithashtu Shala e quan veten shqiptar të Kosovës dhe thotë se ata do mundohen ti prezantojnë sa më mirë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë.

Ja reagimi i plotë:

Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.

Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përqarë dy tifozëritë por tregova arsyejen për se.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.

Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova ️

Të këshilluara

VIDEO/ Franca mund Irlandën (shikoni golat)

Franca mundi Irlandën në një miqësore të luajtur të hënën në mbrëmje. Golat për skuadrën e “gjelave” i shënuan Olivier Giroud në minutën e 40-të të pjesës s...

23:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI