Flash

Flet shqiptari që nisi aksionin: Ja pse po mbledhim para për Xhakën e Shaqirin

Lapsi.al 26 June 2018
Flet shqiptari që nisi aksionin: Ja pse po mbledhim para për

Pasi FIFA dha vendimin për futbollistët e Zvicrës, Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner, duke i dënuar dy të parët me rreth 10 mijë dollarë dhe të tretin me 5 mijë dollarë, ka ardhur reagimi i shqiptarëve.

Kosovari Rilind Reka ka thirrur një aksion për donacione që të paguhen gjobat e tre futbollistëve. Menjëherë paratë kanë vërshuar në llogari.

Po kush është 34-vjeçari shqiptar, që jeton në Nju Jork dhe punon në Uoll Strit dhe përse e ndërmori këtë nismë?

“Ideja më lindi në mënyrë spontane nga emocionet. Isha ulur në zyrë kur dëgjova për vendimin e FIFA-s. Nuk më dukej normale që një futbollist të dënohet për një gjest përshëndetës,” thotë ai për gazetën Blick.

Reka e shpërndau njoftimin në Facebook dhe më pas nisi të telefononte miqtë e tij. Ai thotë se nuk e kishte menduar se nisma do kishte kaq shumë sukses.

“Çekun e kam gati,” qesh ai.

Reka thotë se do kishte dëshirë që paratë t’ua jepte vetë futbollistëve, të cilët më pas mund t’i dërgojnë për ndonjë fondacion bamirësie.

Ai thotë se është tifoz i Zvicrës sepse luajnë shqiptarët, por edhe sepse kanë treguar se kanë shpirt skuadre.

“Uroj që të dalin kampion bote. Titulli është në lojë për ta,” thotë Reka.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se i uron sukses ekipit të Zvicrës.

Të këshilluara

Kosova paguan gjobat e Shaqirit dhe Xhakës

Kosova është gati të paguajë gjobat e vëna nga Fifa për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Stephan Lichtsteiner. Vendimi është marrë pasi Federata Ndërkombëtare ...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI