Flash

David Beckham, në ekran si një shef kuzhine

Lapsi.al 23 July 2018
David Beckham, në ekran si një shef kuzhine

Ish-kampioni i kombëtares angleze të futbollit pritet të ketë së shpejti një emision tërësisht të tijin në “Food Network”, kanali i njohur televiziv për ushqimin dhe gatimet.

Sipas “Daily Star Sunday”, Beckham i ka lënë përshtypje bosit të televizionit kur ishte i ftuar te “The F Word” i shefit britanik Gordon Ramsay. Bëhet fjalë për një “show” ku ish-futbollisti do të realizojë disa sekuenca nga 15 minuta, ku do të flasë për ushqyerjen e shëndetshme. Për pasionin për kuzhinën, Beckham ka folur në një intervistë në vitin 2013 për “The Times”, ku shpjegonte fiksimin e tij për gatimin perfekt të orizit: “E adhuroj gatimin, më qetëson, edhe fëmijët e pëlqejnë, sidomos kur gatuaj rizoton milanez me shafran. E dua të gatuar në mënyrën më të mirë të mundur, duhet të dish se si t’i përzihesh përbërësit”.

Të këshilluara

Kim dështon me parfumin e ri, humb gjyqin

Vetëm pak ditë më parë Kim Kardashian lançoi linjën e re të parfumeve  e cila u tha se po korr një sukses super të madh nga shitjet duke fituar miliona euro për...

17:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI