Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Beteja për jetën, portieri i Wolverhampton tërhiqet nga sporti

Lapsi.al 27 July 2018
Beteja për jetën, portieri i Wolverhampton tërhiqet nga sporti

Vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur: tani Carl Ikeme, portieri i Wolverhampton, duhet të luftojë me kundërshtarin më të vështirë në jetën e tij, një formë të leucemisë akute. 32 vjecari nga Nigeria, 10 prezenca me Kombëtaren e tij, ka vendosur të tërhiqet me këshillën e mjekut. "Kam folur me doktorin e më ka sugjeruar të largohem nga futbolli, sepse kurat e kanë dobësuar trupin tim".

"Mbështetja që kam marrë ka qenë e pabesueshme - ka treguar Ikeme në faqen zyrtare të Wolves, klub të cilit i ka dedikuar gjithë karrierën. "Cdo ditë dikush më pyeste si isha, për një vit të tërë. Është e bukur të mendosh që njerëzit preokupohen për ty kaq shumë e grumbullojnë edhe fonde për ty".

Por tani për portierin ka ardhur koha të ndryshojë faqe: "Duhet të mendoj për atë që është më e mira për mua e vërtetë nuk mund të rrezikoj të kthehem të dëmtoj shëndetin. Ai është prioriteti" ka përfunduar portieri i gatshëm të presë tani 11 metërshin më të rëndësishëm të karrierës - atë kundër vdekjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI