Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Monaco, me 30 milionë, befason Chelsea për Golovin

Lapsi.al 27 July 2018
Monaco, me 30 milionë, befason Chelsea për Golovin
Monaco ka zyrtarizuar blerjen nga Cska Mosca të Aleksandr Golovin. Mesfushori rus, i ndjekur për një kohë edhe nga Juventus, por që pastaj ishte një hap larg Chelsea ka ndryshuar destinacion në fund, duke kaluar në principatë. Monaco ka paguar 30 milionë euro në arkën e Cska, ndërsa Golovin ka firmosur deri në 2023, duke u bërë lojtari rus më i paguar i të gjitha kohërave. Aleksandr Golovin pasi shkëlqeu në Botërorin e shtëpisë do ti duhet tashmë të konfirmohet në kampionatin francez me Monaco. 22 vjecari vuri edhe firmën në kontratë, pas kryerjes së vizitave mjekësore, ndërsa në 5 vitet e kontratës do të përfitojë 2 milion euro në sezon. Në një garë ruse (me Abramovich) ka marrë më të mirën Vadim Vasilyev, zv/ president i Monacos: "Jemi shumë të lumtur për ardhjen e Golovin, që pavarësisht konkurencës së klubeve të ndryshëm zgjodhi projektin e Monacos". CSKA e Moskës, përmes faqes zyrtare ka konfirmuar akordin me Monaco dhe ka falenderuar mesfushorin rus: "Faleminderit për atë që ke bërë në këto vite, për lojën brilante që ka sjellë rezultate të rëndësishme. Të urojmë një karrierë suksesi në Europë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI