Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kjo është arsyeja e refuzimit të United të shumës 112 milionë euro për Pogba

Lapsi.al 7 August 2018
Kjo është arsyeja e refuzimit të United të shumës 112

Merkato angleze është drejt mbylljes (të enjten në orën 18), por Manchester United nuk lejon të ketë surpriza në fund, ndaj dhe ka bërë lëvizjen e tij duke blinduar përfundimisht Paul Pogba. Nuk do të ketë asnjë shitje të jashtëzaskonshme të minutës së fundit tek Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, United e konsideron të pashitshëm francezin, me José Mourinho që ka refuzuar të negociaojë të gjithë opsionet e transferimit të mesfushorit.

Klubi katalanas e konsideron tashmë të dështuar tratativën, edhe pse mban hapur një fije shprese deri të enjten. Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, tregon për 'Sport', se ishte ai që u përpoq ta bindte United të shiste Pogba tek Barca, duke qenë se ishte edhe dëshira e francezit të kthehej të luante në mesfushë me Vidal, si në kohët e Juventus. E pavarësisht kontradiktave të menduara me teknikun portugez, vetë Mourinho ka vënë veton kundër shitjes së Pogba, duke e konsideruar qendrën e projektit të tij, "që është gjithashtu edhe e njëjta gjë që kërkonte Valverde - shkruan 'Sport' - ti japë celësat e mesfushës katalanase".

Të hënën Mino Raiola ishte në Manchester për ti prezantuar United ofertën e Barcellonës: 45 milionë euro plùs kartonat e Yerry Mina e André Gomes, për një vlerësim total prej 112 milionë euro. Propozim i rëndësishëm por që nuk mjaftoi për të blerë Pogba.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI