Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Real provokon Inter, e vesh Modric me fanellën e re

Lapsi.al 7 August 2018
Real provokon Inter, e vesh Modric me fanellën e re

"Jemi të gjithë të lumtur që jemi tek Real Madrid". E ka thënë më shumë se një herë, Julen Lopetegui, në lidhje me situatën e Luka Modric e rebelit të fundit, Mateo Kovacic. Tekniku i ri i Real, kërkon të ulë tensionin nga Shtetet e Bashkuara, ku Los Blancos vazhdojnë turin përgatitor.

Për Modric gjithësesi pritet takimi me Florentino Perez e Inter qendron në pritje të zhvillimeve. Kovacic, ndërkohë, ka marrë transferimin që kërkoi tek Chelsea, pasi vendosi të mos stërvitej më me spanjollët.

Real Madrid nuk ka ndërmend të dalë i humbur nga kjo merkato edhe në këtë rast, ndaj jo vetëm bllokon Luka Modric, por i dërgon mesazhin provokues Interit, bashkë me kërcënimin e përfolur për një denoncim në UEFA kundër zikaltërve.

Në instagram Merengues kanë postuar foton e mesfushorit kroat me fanellën e tretë të re të klubit ngjyrë korali. Eshtë një sinjal se Modric do të qendrojë në Madrid, e po ta lexosh mirë edhe një mesazh provokues për italianët: lëreni të qetë Modric.

Të këshilluara

Milan, mesfushori i preferuar vjen nga Chelsea

Një mesfushor i rëndësishëm është prioriteti i Milan. Leonardo e Maldini po shohin të gjitha mundësitë në respektim të parametrave të Fair Play Financiar dhe em...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI