Flash

E pamendueshme tek United, Zidane sposton Mourinhon

Lapsi.al 15 August 2018
E pamendueshme tek United, Zidane sposton Mourinhon

Manchester United pavarësisht fitores në debutim në kampionat duket se po bëhet gati për ndryshime rrënjësore. Sipas asaj që bën të ditur L'Équipe, në fakt, njeriu i tre Champions radhazi, Zinedine Zidane, mund të ndërpresë menjëherë vitin e tij të pushimit, pas lamtumirës nga Real Madrid. Zizu, mund të fluturojë drejt Manchester, me United që është gati të flakë José Mourinho, gjithnjë në qendër të polemikave të pafund e në ditët e kaluara provokues në lidhje me një sesion merkato që e ka lënë të pakënaqur.

Gazeta franceze përshkruan Zinedine Zidane si një trajner në kërkim të menjëherëshëm të stimujve të rinj e një klub i rëndësishëm si Manchester United e tërheq. Zizu po e ndjek me kujdes të vecantë situatën në kampin e Djajve të Kuq, ku Mourinho është në konflikt me gjithë ambjentin, shoqërinë (shumë e kritikuar për merkaton) e skuadrën (të rëndësishme pakënaqësitë mbi të gjitha të Pogba). Sipas asaj që raporton L'Equipe, një ndryshim në pankinë është cdo ditë e më e mundshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI