Flash

Mbappe arrin Neymar, sfidë e brendshme në Paris për Topin e Artë

Lapsi.al 19 August 2018
Mbappe arrin Neymar, sfidë e brendshme në Paris për Topin e

Miq në fushë, armiq në destin. Por sidoqoftë është dicka e mirë për Pasris Saint Germain që mund ti besojë një potence sulmi që frikëson Europën. Natyrisht provat jepen në Champions dhe është skena e prefruar për Mbappé e Neymar, shokë skuadre, por kundërshtarë për Topin e Artë. Sulmuesi francez tani e ka seriozisht, i shtyrë me ngulm nga media vendase. L'Equipe, pas dygolëshit në Bretanjë, e ka pagëzuar me emrin “messia”, që në frengjisht thuhet si emri që errësoi Neymar në Barcelonë, duke e detyruar të largohet nga Katalonja. Por në Paris, braziliani po i bën llogaritë me një sfidant të paparitur.

Mbappé është një nga ato që djegin etapat. Kampion në Francë e gjysëmfinalist në Champions vetëm 18 vjec. Kampion Bote me 4 gola të shënuar, nga të cilat një në finale, 19, ndërsa u fut në histori si lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë, pas Neymar. Muaji triumfues ndryshoi prespektivat: “Karriera shkon përpara. Kam objektiva të mëdha, me Psg e Kombëtaren, por edhe personale”, deklaroi Mbappe pasi përmbysi Guingamp. Dy gola, një me asist të Neymar. Të dy në fushë e gjejnë njeri tjetrin symbyllur. Mbappé për momentin luan me modestinë: “Nëse unë jam yll, atëherë Neymar është superyll dhe e meriton”. Duhet pritur nëse mirëkuptimi do të zgjasë edhe në momentin delikat për Topin e Artë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI