Flash

Superioria fillon shterpë, 5 gola në 5 ndeshje: në Durrës barazimi i parë pa gola

Lapsi.al 19 August 2018
Superioria fillon shterpë, 5 gola në 5 ndeshje: në Durrës

Në Niko Dovana luhej akti i fundit i javës së parë, e ku natyrisht pritej edhe spektakël, duke qenë se luanin përballë dy skuadra që drejtohen nga teknikë ofensivë. Por për të mos ndryshuar shtërpësinë e javës së parë, formacionet e Shkëmbit dhe Dajës fiksuan edhe barazimin e parë pa gola të kampionatit.

Ndoshta mbi to ka peshuar fakti se ishin skuadra të reformuara, sidomos Teuta që ka ndryshuar shumë. Pozitiv rikthimi në kampionat i Isli Hidit, që ruajti të paprekur portën në debutimin e tij, me dy ndërhyrje spektakolare.

5 gola në 5 ndeshje është starti i dobët përsa i përket golave në Superiore, me tre skuadra fituese, dy nga të cilat në transfertë. Rezultati më i arritur ishte 1-0, ndërsa dy barazime kanë treguar se këtë sezon, të paktën për momentin ekuilibrat duken të mëdha.

Të këshilluara

Kukësi përgatit ankimimin: Jorgji non-grata

Enea Jorgji nuk është se ka lënë përshtypje të mirë për Kukësin në përfundim të sfidës debutuese në kampionat kundër Lacit. Arbitri është konsideruar tendencioz...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI