Flash

10 vjet në të njëjtin vend/ Pushimet e gruas më të fuqishme në botë (FOTO)

Lapsi.al 30 July 2019
10 vjet në të njëjtin vend/ Pushimet e gruas më të

Nuk ka surpriza as sivjet. Kancelarja gjermane vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend në Tirolin e Jugut në veri të Italisë prej mbi një dekade.

Gjithkush e meriton të pushojë - gjithashtu edhe Angela Merkel (65 vjeç, CDU). Pas ndryshimeve stresuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri e ka fituar paqen e saj.

Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç), tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore.

Sulden (italisht: Solda) është një fshat me mbi 400 banorë në malet e Tirolit. Atje, legjenda e alpinizmit Reinhold Messner (74 vjeç) ka krijuar një vend të rehatshëm dhe po rrit një tufë bagëtish. Merkel dhe Messner janë miq prej shumë vitesh.

Për Merkelin, ky fshat ndoshta rrezaton diçka idilike - ai e tërheq përsëri e përsëri atë. Kancelarja pëlqen të endet, Solda duket se është perfekte për këtë.

Kur Merkel udhëton për pushime, atëherë vjen edhe helikopteri! Nga Bayreuth (Merkel vizitoi festivalin ‘Richard Ëagner’ atje) ajo u nis me mjet të policisë federale dhe zbarkoi të hënën pasdite në aeroportin e Innsbruck. Prej atje ajo udhëtoi me makinë drejt fshatit Solda, njofton agjencia italiane Ansa.

Në Bayreuth nisën të ziejnë thashethemet: Pse Merkel erdhi vetëm? A e la ajo në shtëpi bashkëshortin, Joachim Sauer (profesioni: profesor kimie)?

Përgjigjja: Jo! Ai mbërriti më vonë.

Përveç kancelares, një tjetër personazh i famshëm politik është aktualisht në Tirolin e Jugut: presidenti federal Frank-Ëalter Steinmeier (63 vjeç) po i kalon pushimet e tij në komunën e Rittenit. /mapo

Të këshilluara

Komenti i DW/ Kremini ka frikë nga populli

Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm ndaj protestave të popullit. Përkundrazi, opozita po e humbet frikën. Ato që të forcojnë janë fi...

22:32

Helmohet lideri i opozitës ruse?

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike. “Nuk mund të përjashtojmë që...

18:24

Perëndimi i "Agimit të Artë"

Partia radikale e djathtë "Agimi i Artë" në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme. Ishte n...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI