Flash

Zbulohet nga erdhi reja e mistershme radioaktive mbi Europë

Lapsi.al 30 July 2019
Zbulohet nga erdhi reja e mistershme radioaktive mbi Europë

Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Europë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj.

Sipas tyre, faji për këtë ndodhi duhet kërkuar tek një impiant rus, i cili mendohet të ketë qenë vendi i një katastrofe bërthamore. Shtimi i radioaktivitetit u diktua tetorin e përpara dy viteve; si shkencëtaret, ashtu edhe meteorologët ishin përpjekur të zbulonin arsyen e këtij shpërthimi dramatik grimcash radioaktive.

U mendua asokohe se përgjegjësia duhej kërkuar tek komplekset atomike ruse, megjithatë autoritetet atje e mohuan një gjë të tillë. Në ato nivele, grimcat radioaktive, siç thonë ekspertet, nuk ishin të dëmshme për shëndetin, por shfaqeshin në pajisjet e monitorimit. Tani, përmes një shkrimi të botuar në revistën “PNAS”, një ekip studiuesish ka dalë në përfundimin se origjina ka qenë një “aksident bërthamor i madh, por i padeklaruar” në një objekt të ripërpunimit nuklear, i cili ndodhet në rajonin e Uraleve në Rusi.

Sipas tyre, grimcat e quajtura “izotopet e rutheniumit” nuk ishin zbuluar në atmosferën botërore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986. Rreziku për shëndetin e njerëzve në Europë u konsiderua në nivele minimale, por kjo nuk mund të thuhet edhe për personat e ndodhur në zonat pranë vendit të incidentit. /TCH

Të këshilluara

Komenti i DW/ Kremini ka frikë nga populli

Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm ndaj protestave të popullit. Përkundrazi, opozita po e humbet frikën. Ato që të forcojnë janë fi...

22:32

Helmohet lideri i opozitës ruse?

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike. “Nuk mund të përjashtojmë që...

18:24

Perëndimi i "Agimit të Artë"

Partia radikale e djathtë "Agimi i Artë" në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme. Ishte n...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI