Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Erdogan me dorë të hekurt, shkarkon tre kryebashkiakë të kurdëve, arreston mbi 400 persona

Lapsi.al 19 August 2019
Erdogan me dorë të hekurt, shkarkon tre kryebashkiakë të

Turqia ka ashpërsuar fushatën kundër militantëve kurdë duke shkarkuar tre kryebashkiakë dhe arrestuar mbi 400 persona të tjerë. Shkarkimi i zyrtarëve të zgjedhur është cilësua si goditje kundër demokracisë nga ish-kryebashkiakët dhe opozitarët republikanë.

Qeveria turke ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakët e tre provincave me shumicë kurde me dyshimin se propagandonin ose bashkëpunonin me grupet terroriste.

Tre zyrtarët e bashkive të Dijarbakirit, Mardinit dhe Vanit që fituan zgjedhjet lokale të marsit, u zëvendësuan me guvernatorët e provincave të caktuar nga qeveria.

"Kjo procedurë joligjore është e papranueshme dhe sinjalizon periudhë të re për vendin. Njësoj si tërmeti vdekjeprurës i 17 gushtit 1999, edhe 19 gushti do të mbahet mend në histori si tërmeti që shkatërroi vlerat politike dhe demokratike, dhe zbatimin e ligjit në Turqi," deklaroi të hënën i revoltuar kryebashkiaku i shkarkuar i Dijarbakirit, Selçuk Mizrakli, që është edhe anëtar i Partisë Demokratike Popullore prokurde.

Shkarkimi i zyrtarëve riktheu në kujtesë skenat e tri viteve më parë, kur pas grushtit të dështuar të shtetit, po ashtu u ngritën të njëjtat akuza madje edhe u arrestuan qindra kryebashkiakë dhe mijëra anëtarë të partisë prokurde.

Në vazhdën e operacionit "Kthetra" kundër organizatës terroriste "Partia e Punëtorëve të Kurdistanit", të martën Ministria e Brendshme turke njoftoi se mbi 420 bashkëpunëtorë të dyshuar në 29 provinca të vendit dhe në veri të Irakut po ashtu janë arrestuar apo neutralizuar.

PKK-ja cilësohet grup terrorist nga Turqia, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Militantët e saj luftohen nga autoritetet që nga viti 1984, kur grupi bëri kryengritje me synimin për të pasur një shtet të pavarur turk në Turqinë Lindore.

Të këshilluara

Instagram i shpall 'luftë' fake news

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin...

15:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI