Flash

Vendimi i BE-së për shtyrjen e Brexit-it pritet javën e ardhshme

Lapsi.al 26 October 2019
Vendimi i BE-së për shtyrjen e Brexit-it pritet javën e ardhshme

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian, të mbledhur sot në Bruksel, e shtynë për javën e ardhshme një vendim për afatin e shtyrjes së Brexit-it, bënë të ditur burime europiane.

Negociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier i cilësoi “të shkëlqyera” diskutimet e ditës së sotme.

“Puna do të vazhdojë në ditët e ardhshme “, theksoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

Sipas disa burimeve europiane, një takim tjetër do të zhvillohet të hënën ose të martën për të finalizuar një vendim mbi zgjatjen e afatit shtesë të Brexit-it, ndërkohë që një votim pritet në Parlamentin britanik për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme propozuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson./ata

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI