Flash

Nis hakmarrja e Iranit, sulmohet me raketa baza amerikane në Irak (VIDEO)

Lapsi.al 8 January 2020
Nis hakmarrja e Iranit, sulmohet me raketa baza amerikane në Irak (VIDEO)
Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, të martën pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani e ka sulmuar një bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Irak. CNN raporton se 10 raketa e kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit. Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë. Për sulmin është njoftuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI