Flash

Kinë/ Laboratori në Wuhan hedh poshtë çdo akuzë për përhapjen e COVID-19

Lapsi.al 19 April 2020
Kinë/ Laboratori në Wuhan hedh poshtë çdo akuzë

Drejtori i laboratorit kinez, të akuzuar nga media amerikane si një burim i mundshëm i koronavirusit të ri ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përgjegjësi për shpërndarjen e virusit.

“Është e pamundur që virusi të vijë nga ne”, deklaroi në një intervistë për televizionin shtetëror CGTN, Yuan Zhiming, drejtor i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, qyteti epiqendër i pandemisë.

Sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, koronavirusi i ri me shumë gjasa është transmetuar tek njeriu nga një kafshë. Një treg në qytetin e Wuhanit mendohet të jetë dhe vatra e koronavirusit sepse aty shiteshin kafshë të egra të gjalla.

Por prania e këtij tregu disa kilometra larg këtij Instituti të Virologjisë ka nxitur për muaj të tërë hipotezat e një rrjedhjeje të virusit nga këto struktura të ndjeshme.

“Ne e dimë qartë se cilat lloje të kërkimeve janë realizuar në institut dhe si menaxhohen viruset dhe mostrat”, shtoi drejtori i këtij instituti, i cili ka një laborator P4, një strukturë e sigurisë së lartë që strehon llojet më të rrezikshme të viruseve të njohura, si Ebola.

Sipas Washington Post, ambasada e SHBA-së në Pekin, pas disa vizitave në institut, paralajmëroi autoritetet e ShBA-së në vitin 2018 për masa sigurie të pamjaftueshme në një laborator që studionte koronaviruset nga lakuriqët e natës.

Të këshilluara

Pse koronavirusi goditi vendet më të pasura

Pasi koronavirusi i ri shpërtheu jashtë Kinës në janar, ekspertët kanë pasur frikë nga ndikimet katastrofike në vendet në zhvillim, me sisteme të dobëta të kujd...

09:01

Koronavirusi i merr jetën shkrimtarit kilian

Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit shkrimtari kilian Luis Sepulveda. 71-vjeçari ishte shtruar në spital në fund të muajit shkurt, pasi ishte infektuar ...

06:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI