Flash

Përgjaket nata e Bajramit në Afganistan, 17 të vdekur nga një sulm i talebanëve

Lapsi.al 31 July 2020
Përgjaket nata e Bajramit në Afganistan, 17 të vdekur nga

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit. Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë.

Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang. Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram.

“Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Arian.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”. Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja – dita e parë e Bajramit. Ekzistojnë shpresa edhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet për paqe janë shtyrë, për shkak të shkëmbimit të të burgosurve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI