Flash

Palmer për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e bisedimeve

Lapsi.al 10 September 2020
Palmer për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Jemi shumë të

Mattheë Palmer, zëvendësndihmës sekretar amerikan i Shtetit, ka deklaruar se Uashingtoni është shumë i kënaqur për negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit. Komentet për këtë çështje i bëri gjatë një vizite në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Sot, unë jam në Mostar për të diskutuar se çfarë po ndodh këtu. Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur”, tha Palmer.

Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik, anëtarët e presidencës trepalëshe në Bosnje, propozuan që edhe ky vend të zhvendosë ambasadën në Jerusalem si dhe të shqyrtohet çështja e njohjes së Kosovës.

Anëtari i presidencës, Zhelko Komshiç ka bërë kërkesën për njohjen e Kosovës si dhe për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI