Flash

Pa largimit nga Brexit, Britania e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme tregtare

Lapsi.al 11 September 2020
Pa largimit nga Brexit, Britania e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen e

Pas daljes nga Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar ka arritur marrëveshjen e parë tregtare me Japoninë. Sipas autoriteteve marrëveshja ka vlerën e 15 miliardë funtave. Liz Truss, sekretare britanike e Tregtisë e ka quajtur këtë një moment historik.

Marrëveshja do të sjellë përfitime për bizneset britanike në ushqim, pije dhe industrinë e teknologjisë u shpreh Truss. Ndërsa kritikët e kanë thjeshtëzuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje duke e quajtur simbolike për shkak se ajo do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 0.07 %.

Marrëveshja e së premtes ka ende nevojë për miratimin e  Parlamentit të Japonisë. Truss tha se Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë nënkupton që 99% e eksporteve në Japoni do të jenë pa tarifa. “Marrëveshja që kemi negociuar – në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese – shkon shumë përtej marrëveshjes ekzistuese me Bashkimin Evropian, pasi siguron fitore të reja për bizneset britanike në industrinë tonë të madhe të prodhimit, ushqimit dhe pijeve, si dhe të teknologjisë”, tha Truss.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI