Flash

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë: Turqia të ulet e të negociojë me Greqinë dhe Qipron ose do të merren sanksione ndaj saj

Lapsi.al 11 September 2020
Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë: Turqia të ulet

Nëse Ankaraja nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron, shtetet europiane kanë  paralajmëruar se do të hartojnë një listë me sanksioneve kundër Turqisë.Paralajmërimi u bë të enjten në mbremje, pas një samiti joformal të grupit MED7, kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Greqia dhe Qiproja janë në mosmarrëveshje me Ankaranë për rezervat e gazit natyror dhe kufijtë detarë.Turqia thotë se ka të drejtë për të kërkuar gaz, në zonat që dy vendet e BE-së thonë se janë pjesë e tyre ekskluzive ekonomike.

Grupi MED7, që përfshin shtetet me vija bregdetare në Mesdhe, përmes një deklarate të përbashkët  ka shprehur mbështetje dhe solidaritet të plotë me Qipron dhe Greqinë, përballë shkeljeve të përsëritura të sovranitetit të tyre dhe veprimeve konfrontuese të Turqisë.

Macron tha se problemi nuk qëndron te populli turk, por te qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Turqia ka shprehur dëshirë për t'u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI