Flash

Marrëveshjet e paqes, Trump: "Ndryshuam rrjedhën e historisë"

Lapsi.al 16 September 2020
Marrëveshjet e paqes, Trump: "Ndryshuam rrjedhën e

Një arritje historike që do të përhapë paqe në të gjithë Lindjen e Mesme, e konsideroi presidenti Donald Trump vendosjen e e marrëdhënieve diplomatike mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Izraelit. Të tre shtetet kanë nënshkruar marrëveshjet  që më pas janë firmosur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, si ndërmjetës.

“Jemi këtu për të ndryshuar kursin e historisë”, tha Trump. Për Trump, ky moment ishte një tjetër provë se aftësia e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjeve po jepte frytet në rajonin e trazuar.

Shtëpia e Bardhë ende s’ka publikuar tekstin e marrëveshjeve, por ajo pritet të ndodhë më vonë gjatë ditës. Me këto marrëveshje është rritur në katër numri i shteteve arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, që pas marrëveshjes së paqes me Egjiptin në vitin 1979 dhe Jordaninë në vitin 1994. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se së paku edhe pesë apo gjashtë shtete të tjera pritet së shpejti të arrijnë marrëveshje me Izraelin. Trump ka thënë se në një moment të duhur do të bashkohet në marrëveshje edhe Arabia Saudite.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI