Flash

Kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Maskat garantojnë më shumë mbrojtje sesa vetë vaksina

Lapsi.al 18 September 2020
Kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e

Drejtori i "Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve", Dr. Robert Redfield, tha se maskat e fytyrës garantojnë më tepër mbrojtje kundër koronavirusit sesa edhe vetë vaksina. Gjatë fjalës së tij në një seancë dëgjimore në Kongres, Redfield përsëriti thirrjen për mbajtjen e maskës,  pasi siç thotë ai, falë saj pandemia mund të vihet nën kontroll.

“Maskat janë mjeti më i rëndësishëm dhe i fuqishëm për shëndetin publik. Vazhdoj të bëj thirrje, që të vendosen. Kemi prova të qarta shkencore që maskat funksionojnë dhe janë mbrojtja jonë më e mirë. Mund të shkoj deri aty, sa të them që më shumë më mbron maska e fytyrës sesa marrja e vaksinës kundër Covid kur ajo të zbulohet”, tha Redfield.

Ai shtoi se, edhe sikur vaksina kundër Covid-19 të dilte sot, do të duheshin 6 deri në 9 muaj në mënyrë që atë të garantohej numri i nevojshëm i personave, për të krijuar imunitet të turmës.

Të këshilluara

Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Njoftimi ka ardhur nga Sergei Erofeyev, profesor në universitetin "Rutgers" në N...

11:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI