Flash

OBSH: Përhapja e COVID-19 në Europë është alarmante, nuk duhet zvogëluar karantina

Lapsi.al 17 September 2020
OBSH: Përhapja e COVID-19 në Europë është alarmante,

OBSH e cilëson alarmante përhapjen e koronavirusit në të gjithë Europën. Hans Kluge, drejtori për Europën i kësaj organizate, tha më 17 shtator se numri i rasteve këtë muaj duhet të shërbejë si zile zgjimi për qeveritë evropiane.

Gati 5 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar në 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Europë dhe kanë ndodhur më shumë se 227.000 vdekje.

Numri i rasteve ditore të infektimit është mes 40,000 deri në 50,000. Ndërsa numri i testimeve në disa shtete është rritur në mënyrë të dukshme.
Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në gjithë botën. Prej tyre, më shumë se 939,000 kanë vdekur.

OBSH-ja po ashtu u ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI