Flash

Kryeministri britanik, Boris Johnson: Nuk kemi mjaftueshëm teste për COVID-19

Lapsi.al 16 September 2020
Kryeministri britanik, Boris Johnson: Nuk kemi mjaftueshëm teste për

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se sistemi shëndetësor nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme testuese për të gjithë popullsinë. Lajmi është raportuar nga BBC, teksa qeveria po hartonte një listë me persona që kanë përparësi në testime. Kryeministri ka thënë se po bën më të mirën që të përmbushë kërkesat “kolosale” të vendit.

I pari i qeverisë britanike pranoi zhgënjimin rreth kërkesës së madhe për testime, por tha se kapacitetet po rriten dhe se do të realizohen rreth 500 mijë teste në ditë deri në fund të tetorit. Ai, po ashtu premtoi një plan të ri veprimi për sektorin shëndetësor që do të publikohet këtë javë. Rreth 374 mijë britanikë janë infektuar me coronavirus dhe nga ta, kanë ndërruar jetë 41664 persona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI