Flash

Erdogan kërcënim Greqisë: Nuk lejojmë askënd të burgosë Turqinë në brigjet e saj

Lapsi.al 17 September 2020
Erdogan kërcënim Greqisë: Nuk lejojmë askënd të

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe vijojnë të rriten. Pas kushtit të Greqisë për të mos u ulur në tryezën e diskutimeve pa tërhequr anijet nga deti Turqia, vjen dhe reagimi kërcënues i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd të burgosë në brigje Turqinë dhe se nuk do të përulet para shantazheve.

“Nuk do të lejojmë askënd të burgosë në brigjet e tij vendin tonë, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. (Në Mesdheun Lindor) Pavarësisht provokimeve, sjelljeve fëmijërore të palës përballë, ne gjithmonë kemi vepruar me dinjitet. (Mesdheu Lindor) Nga bashkëbiseduesit është kuptuar çështja se gjuha e kërcënimit nuk funksionon, se Turqia nuk përulet ndaj shantazheve”, ka thënë Erdogan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI