Flash

Boris Johnson shpall masat e reja kundër COVID-19

Lapsi.al 22 September 2020
Boris Johnson shpall masat e reja kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme” sa i takon situatës për shkak të koronavirusit. Kështu deklaroi kryeministri Boris Johnson, teksa prezantoi disa nga kufizimet e reja kundër koronavirusit në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Maskat do të jenë të detyrueshme për punonjësit e dyqaneve dhe dasmat do të jenë të kufizuara deri në 15 të ftuar, ndërsa ata që shkelin këto rregulla do të gjobiten deri në 200 paund. Kryeministri britanik gjithashtu paralajmëroi masa më të forta nëse do të jetë e nevojshme. Hapa të ngjashme do të ndërmerren në të gjithë Britaninë është shprehur Johnson pas një takimi me liderët e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

“E kemi ditur gjithmonë se, edhe pse mund ta kemi shtyrë virusin të tërhiqet, perspektiva e një vale të dytë është reale. Më vjen keq ta them që – sikurse në Spanjë, Francë dhe shumë vende të tjera – ne kemi arritur në një pikë kthese të rrezikshme”, tha Johnson. Johnson po ashtu i tha Parlamentit britanik se do t’i sigurojë policisë dhe autoriteteve lokale fonde shtesë për të zbatuar rregulloret.

Bizneset, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në total mbi 401,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 41,000 viktima.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI