Flash

Presidenti Trump nominon Amy Barrett për Gjykatën Supreme

Lapsi.al 27 September 2020
Presidenti Trump nominon Amy Barrett për Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar Amy Coney Barrett, për gjyqtare në Gjykatën Supreme. Trump e përshkroi Barrett si “grua me arritje të pashembullta”.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, gjyqtarja konservatore Barrett do të zëvendësonte në Gjykatën Supreme, ish-gjyqtaren Ruth Bader Ginsburg, që vdiq nga kanceri më 18 shtator. Nominimi i Barrett vjen pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA teksa pritet që në Senat të zhvillohet një betejë mes demokratëve dhe republikanëve për emërimin e saj. Nëse ajo merr miratimin nga Senati, atëherë në Gjykatën Supreme do të kishte një shumicë të gjyqtarëve konservatorë.

Gjykata Supreme ka nëntë gjyqtarë të cilët shërbejnë tërë jetën. Ky institucion i drejtësisë merr vendime të rëndësishme për çështje të ndryshme, përfshirë për të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, migracionin dhe lirinë e shprehjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI