Flash

Shënohen mbi 1 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Lapsi.al 28 September 2020
Shënohen mbi 1 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Kur kanë kaluar mbi 6 muaj e gjysmë nga shpallja e gjendjes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi vdekjeprurës Covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 1 milionë personave në botë. Numri më i lartë i të vdekurve është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 209,453 viktima, ndjekur nga Brazili me 141,776 dhe India me 93,574 persona.

Covid-19 nuk ka kursyer as vendet europiane, të  cilat prej disa javësh po përjetojnë një rikthim të valës së dytë të pandemisë. Mbretëria e Bashkuara ka shënuar 41 988 viktima, Italia 35 853, Franca 31 727 ndërsa Spanja 31 232 vdekje. Në rajonin e Ballkanit shkallën më të lartë të vdekshmërisë e ka Maqedonia e Veriut me 35 viktima për 100 000 banorë, më pas renditet Mali i Zi me shkallë vdekshmërie 25. 4, Bosnje  Hercegovina 23.4 dhe Shqipëria me shkallën e vdekshmërisë 13 të vdekur për 100 000 persona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI