Flash

Turqia: Nëse Azerbajxhani kërkon ndihmë, do ndërhyjmë në Krabakh

Lapsi.al 30 September 2020
Turqia: Nëse Azerbajxhani kërkon ndihmë, do ndërhyjmë

Azerbajxhani është i aftë ta çlirojë territorin e tij vetë, por nëse dëshiron mbështetje dhe kërkon ndihmë, ne do të jemi me ta, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në rajonin e Kaukazit, Nagorgo-Karabakh, të populluar në shumicë nga armenë etnikë, i cili “de jure” është pjesë e Azerbajxhanit.

“Me këto sulme, Armenia e injoron të drejtën ndërkombëtare. Në këtë duhet të përgjigjet sepse Azerbajxhani po lufton në territorin e tij. Në cilën pjesë të botës do të trajtoheshin okupatori dhe të okupuarit në të njëjtën mënyrë”, theksoi Çaushoglu.

Deklarata e Çaushoglut pasoi pas pretendimeve të Armenisë se Turqia është e përfshirë në konfliktin e Nagorno-Karabahut. Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi dje se një aeroplan turk rrëzoi një avion të Forcave Ajrore Armene gjë që u mohua nga zëdhënësi i presidentit turk dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, dje e mohoi se Turqia po merr pjesë në konfliktin e Nagorno-Karabahut.

“Këto janë lajme të rremë. Nuk ka asnjë provë që Turqia është e përfshirë në konflikt dhe nuk ka nevojë për të. Azerbajxhani është mjaft i përgatitur për ta mbrojtur popullin dhe territorin e tij”, tha Alijev.

Situata në Nagorno-Karabah u përshkallëzua javën e kaluar, ndërsa Baku dhe Erevan e fajësojnë njëri-tjetrin për fillimin e luftimeve.

Në ditën e katërt të përshkallëzimit të dhunës edhe sot vazhdon këmbimi i zjarrit artilerik midis ushtrive armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabah.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI