Flash

Twitter bllokon faqen zyrtare të qeverisë hungareze

Lapsi.al 30 September 2020
Twitter bllokon faqen zyrtare të qeverisë hungareze

Çdo përpjekje për të hyrë në llogarinë e Twitter-it të qeverisë hungareze është përballur me mesazhin “përdoruesi @abouthungary është pezulluar”. Faqja zyrtare e qeverisë hungareze në Twitter është bllokuar pa asnjë paralajmërim. Zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs ka njoftuar lajmin përmes një postimi në profilin e tij në të njëjtin rrjetin social.

“Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe jemi duke pritur një shpjegim zyrtar nga Twitter”, shkruan Kovacs. Kovacs e quajti pezullimin si një akt censure kundër qeverisë së kryeministrit, Viktor Orban, duke thënë me ironi: “Më në fund, një botë e re dhe e bukur ka ardhur, në të cilën kompanitë e teknologjisë po heshtin ata që kanë mendime të ndryshme”. Adresat e tjera të institucioneve shtetërore duket se janë funksionale.

Të këshilluara

Gruaja që do të votojë nga hapësira

Miliona amerikanë do të votojnë me postë, ose fizikisht, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm një votë, do të mbërrijë rreth 320...

16:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI