Flash

Harrohet armëpushimi/ Vijojnë bombardimet në Nagorno-Karabak

Lapsi.al 12 October 2020
Harrohet armëpushimi/ Vijojnë bombardimet në Nagorno-Karabak

Marrëveshja për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka mbetur vetëm në letër. Përleshjet shpërthyen midis forcave separatiste të Nagorno-Karabakut dhe ushtrisë azere në shkelje të një armëpushimi humanitar të mbështetur nga Rusia që nisi të shtunën. Azerbajxhani njoftoi se pozicionet e ushtrisë ishin shënjestër e bombardimeve gjatë natës. Armëpushimi u godit dje kur Baku njoftoi se bombardimet ajrore të lëshuara nga një batalion armen, pas një sulmi të raketave të Armenisë kundër ndërtesës civile. Karabaku zyrtar u përgjigj se forcat e veta ushtarake zmbrapsën sulmet nga ushtria azere.

Armëpushimi humanitar, i cili hyri në fuqi të shtunën, u ra dakord gjatë bisedimeve në Moskë, me forcat separatiste të Nagorno-Karabakut dhe ushtrinë azere për të shkëmbyer të burgosur dhe të vdekur. Rreth 500 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve në 27 shtator, duke përfshirë rreth 60 civilë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI