Flash

OBSH: Pandemia mund të kapërcehet shpejtë nëse përdoren mekanizmat e duhur

Lapsi.al 12 October 2020
OBSH: Pandemia mund të kapërcehet shpejtë nëse përdoren

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar të hënën se pandemia globale e COVID-19 mund të kapërcehet shpejt në rast se vendet i përdorin mekanizmat e duhur.

Sipas medieve të huaja, ai paralajmëroi se në rastin e kundërt, pandemia do mund të qëndrojë për një kohë të gjatë.

“Në rast të se i përdorim si duhet mekanizamt që ne i kemi në dispozion, mund t’i japim fund së shpejti pandemisë”, u shpreh Ghebryesus, duke shtuar se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 37 milionë njerëz janë infektuar globalisht nga coronavirusi, dhe një milion prej tyre raportohet të kenë ndërruar jetë.

Ekspertët paralajmërojnë se sëmundja menaxhohet më së miri me respektimin e masave parandaluese sikurse distancimi shoqëror.

Këto masa sipas tyre duhet të respektohen në mungesë të vaksinës efektive kundër COVID-19.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI