Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Miliarderi Gates: Bota nuk do të kthehet më në normalitet edhe pas vaksinës së Covid-19

Lapsi.al 28 October 2020
Miliarderi Gates: Bota nuk do të kthehet më në normalitet edhe

Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates mendon se bota do të ketë vaksinën e parë në fillim të vitit 2021, por kjo nuk do të mjaftojë për t’u kthyer në normalitet. Fondacioni i tij, “The Bill & Melinda Gates Foundation” ka harxhuar miliarda dollarë në financimin e disa kompanive farmaceutike që po merren me prodhimin e vaksinës. Në një intervistë për mediat amerikane Gates ka thënë se vaksina pritet të mbërrijë më shpejt se ç’ishte parashikuar.

“Me pak fat në fillim të vitit 2021 do të kemi dy apo tre nga 6 vaksinat që janë në fazën e tretë të testimeve klinike në këtë moment.”, u shpreh Gates. Vaksinimi sipas miliarderit do të jetë tepër i vështirë edhe për shkak të teorive konspiracioniste që ekzistojnë për të.

Megjithatë, sipas Gates edhe pse pritet që mbi 70% e popullsisë të vaksinohet, për sa kohë që sëmundja të ekzistojë rreziku i riinfektimit do të jetë prezent.

Të këshilluara

Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studi...

21:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI