Flash

Tensionohet situata në SHBA, përplasje të qytetarëve me policinë në disa shtete

Lapsi.al 5 November 2020
Tensionohet situata në SHBA, përplasje të qytetarëve me

Ndërsa vijon numërimi i votave, deri më tani, kandidati demokrat Joe Biden është në epërsi ndaj rivalit të tij republikan presidentit Donald Trump. Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 214 vota elektorale. Biden arriti të fitoje edhe Michiganin, një shtet i rëndësishëm që ka 16 vota elektorale.

Ndërkohë tensionohet situata në SHBA pas zgjedhjeve presidenciale, ku në shumë shtete ka protesta dhe trazira. New York, pas përplasjeve me policinë, dhjetëra njerëz u arrestuan duke kërkuar që të numërohej çdo votë.

Përleshje të tjera janë raportuar në Portland (Oregon), Maricopa County (Arizona), Denver dhe Minneapolis. Në Arizona, në veçanti, mbështetësit e Trump dolën në rrugë të armatosur me thirrjen e “stop vjedhjes së votës”.

Gjithashtu situata është e tensionuar në Seattle, Boston dhe Michigan. Situatë të njëjtë ka pasur dhe në Chicago por pa dhunë dhe të shoqëruar nga policia.

Edhe në shtetet e tjera demonstruesit janë të ndarë në ata që mbështesin kërkesat e manjatit, i cili foli për një “vjedhje votash” mashtrimi” dhe ata të cilët dënojnë fjalët. Nga fjalët e Trump, kuptohet se ai nuk ka ndërmend të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI