Flash

Deklaratat atakuese të djemve të Trump ndaj republikanëve: A keni shtyllë kurrizore? Luftoni ndaj mashtrimit

Lapsi.al 6 November 2020
Deklaratat atakuese të djemve të Trump ndaj republikanëve: A keni

Familja Trump ka nisur të shprehë pakënaqësitë ndaj elektoratit të djathtë republikan, pas zhgënjimit të deritanishëm nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Dy djemtë e Presidentit aktual, i madhi Don Jr dhe Eric, i kanë cilësuar republikanët si të dobët apo dhe dele.

Djali i madh i Presidentit, Don Jr shkruan se “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.” Pikërisht këto zgjedhje janë shumë të debatuara për shkak të votës me postë, dhe akuzat vijnë nga Donald Trump që paralajmëron se zgjedhjet presidenciale po vidhen dhe se duhet ndaluar numërimi i votave.

Nga ana tjetër Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë delet tuaja”.

Trump është drejt humbjes, por duket se nuk do e pranojë atë teksa nga pala e Biden shprehen të sigurt për fitoren.

Të këshilluara

Alarm për gripin e shpendëve në Francë

Dyzet e pesë departamente franceze kanë shpallur rrezik të lartë nga gripi i shpendëve. Në zonat në fjalë është bërë bllokimi i shpendëve të infektuara me shpre...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI