Flash

Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Lapsi.al 6 November 2020
Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo, për shkak të ngërçit politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit.

Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. AAK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, - është shprehur Haradinaj.

“Ne veçse kemi hyrë në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, - shtoi Haradinaj në Klan.

Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Ushtrues detyre i këtij posti është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Reagon Trump: Nuk heq kurrë dorë nga lufta

Ekipi i Presidentit Donald Trump ka lëshuar një deklaratë ku thotë se "populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dh...

20:31

ONE përmirësohet çdo ditë

One Telecommunications arrin mbulimin 4G më të gjerë në Shqipëri. Tashmë, 98.1% e popullsisë kanë akses në rrjet 4G. Peshkopia ishte stacioni i fundit që u inst...

19:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI