Flash

Nxirrnin pllaka guri në Malin e Tomorit, shpallet në kërkim një person dhe një tjetër procedohet penalisht

Lapsi.al 7 November 2020
Nxirrnin pllaka guri në Malin e Tomorit, shpallet në kërkim

1 person është shpallur në kërkim nga Policia dhe një tjetër është proceduar penalisht. Shtetasi S.Q, 61 vjeç banues në Tiranë, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se nxirrte në mënyrë të paligjshme pllaka guri në Malin e Tomorrit.

Njoftimi:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi “Arrest në shtepi” dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.

Të këshilluara

Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo, për shkak të ngërçit politik në çështjen e ...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI