Flash

CNN: Edhe Melania po i kërkon Trump të pranojë humbjen

Lapsi.al 8 November 2020
CNN: Edhe Melania po i kërkon Trump të pranojë humbjen

CNN raporton se Zonja e parë Melania Trump është bashkuar me korin në rritje të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump që e këshillojnë atë se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen. CNN, një televizion i njohur për qëndrimet anti-Trump thotë se këtë lajm e ka konfirmuar nga burime të brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të njëjtave burime, megjithëse Melania nuk ka bërë komente publike për zgjedhjet, privatisht e ka dhënë mendimin e saj. "Ajo e ka thënë gjithnjë mendimin e saj, siç bën shpesh," - tha burimi i CNN që raporton se më herët edhe Jared Kushner i ka kërkuar Presidentit të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë Trump vijon të postojë në Twitter mesazhe kundër Joe Biden. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Infektohet me Covid edhe Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. Deputeti socialist shkruan se ai ka simpto...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI