Flash

Covid 'mbërthen' Turqinë, 2576 raste të reja, 85 pacientë ndërrojnë jetë

Lapsi.al 9 November 2020
Covid 'mbërthen' Turqinë, 2576 raste të reja, 85

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.576 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 396.831 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 85 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi ndërruan jetë, duke e çuar në 10.972 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi në vend.

Po ashtu 2.047 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruave ka shkuar në 340.286.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka kryer mbi 15.27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 145.411 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat tregojnë se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 2.867, prej të cilëve 4,2 për qind vuajnë nga pneumonia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI